Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Asnjë rast i prekur me ethe hemorragjike në Malishevë

Asnjë rast i prekur me ethe hemorragjike në Malishevë

Aktuale May 22, 2020 - 16:04

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës pandemike me ethe hemorragjike krime kongo (EHKK) në Komunën e Malishevës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka vlerësuar të qetë situatën me EHKK dhe nën kontroll, e gjithashtu u bë e ditur, se nuk ka asnjë rast të infektuar me virusin e EHKK.

Këtë takim e ka drejtuar kryetari i shtabit, Liridon Hoti, ndërsa nga anëtarët e shtabit, u shpreh shqetësimi për mos realizimin e repelimit të kafshëve, proces i cili në vitet e kaluara, ka luajtur rol të madh, pasi repelimi konsiderohet si një proces i cili ndërpret ciklin e rriqrave dhe bartjen e tyre nga fusha.

Po ashtu, sipas shtabit, deri më tani, procesi i dezinsektimit të zonave endemike është duke shkuar mirë, pavarësisht ndërprerjeve të herëpashershme, për shkak të kushteve atmosferike.