Infektuar: 1194
Shëruar: 884
Vdekur: 31
IKSHPK thotë se virusi nuk po tallet, kërkon nga qytetarët të vazhdojnë të ruhen
Foto: Laura Hasani

IKSHPK thotë se virusi nuk po tallet, kërkon nga qytetarët të vazhdojnë të ruhen

Aktuale May 22, 2020 - 23:34

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në “facebook” iu është drejtuar qytetarëve të Kosovës, duke kërkuar që të marrin seriozisht rekomandimet e dhëna për mbrojtje ndaj korinavirusit.

Kjo kërkesë vjen pas detektimit të 21 rasteve të reja me COVID-19 vetëm gjatë 24 orëshit të fundit, shkruan “zeri.info”.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave. Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet. Ai akoma gjendet në mesin tone”, thuhet në postim.

Gjithashtu theksohet se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Poashtu IKSHPK lut institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

"1025 raste deri sot me 782 të shëruar e 29 kanë përfunduar fatalisht", ka shkruar IKSHPK. ZERI