Infektuar: 1158
Shëruar: 876
Vdekur: 30
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës fillon hetimet për tenderët e MSH-së gjatë pandemisë

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës fillon hetimet për tenderët e MSH-së gjatë pandemisë

Aktuale May 23, 2020 - 13:13

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka bërë të ditur se është autorizuar një divizion për t’i ndërmarrë gjithë hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë pandemisë.

Prestreshi përmes një postimi në Facebook ka thënë dje është njoftuar nga ky divizion se tani më veç i kanë pranuar dosjet, transmeton Zeri.info.

“Ju njoftoj se AKK pistën hetimore do ta orientojë vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta. BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale”, ka shkruar ai.