Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Thaçi për masakrën e Dubravës: Shembulli më tipik se çfarë ka bërë shteti i Millosheviqit në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Thaçi për masakrën e Dubravës: Shembulli më tipik se çfarë ka bërë shteti i Millosheviqit në Kosovë

Aktuale May 23, 2020 - 13:29

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën e Dubravës për të cilën thotë se para 21 vitesh forcat serbe vranë disa ditë me radhë të burgosurit shqiptarë duarlidhur.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo masakër është shembulli më tipik se çfarë ka bërë shteti serb i Millosheviqit në Kosovë, transmeton Zeri.info.

“Masakra e Dubravës është shembulli më tipik se deri në çfarë niveli çnjerëzor shteti serb i Millosheviqit zbatoi doktrinën e tokës së djegur në Kosovë, planin e spastrimit etnik, masakrat kudo nëpër Kosovë, dhunimet, vrasjen e fëmijëve dhe dëbimin e më shumë se gjysmës së popullatës shqiptare”, ka shkruar ai kështu duke thënë se edhe sot e kësaj dite ende nuk dolën para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare autorët e krimeve.