Infektuar: 1194
Shëruar: 884
Vdekur: 31
Haziri kërkon nga gjilanasit të mos bëjnë vizita familjare për Bajram

Haziri kërkon nga gjilanasit të mos bëjnë vizita familjare për Bajram

Aktuale May 23, 2020 - 14:08

Në takimin e Komitetit për menaxhimin e emergjencave kundër përhapjes së virusit Covid-19, në Gjilan, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se kanë bërë të gjitha përgatitjet, në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, për hapat dhe masat e institucioneve shëndetësore.

Në këtë takim, kreu i Gjilanit ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që të mos bëjnë vizita gjatë festës së Bajramit, në mënyrë që të ruhen nga përhapja e koronavirusit.

"I uroj të gjithë qytetarët e Gjilanit për festën e Fitër Bajramit, por bëhuni gati për festë në kohë pandemie, pa vizita familjare dhe pa vizita tradicionale në kohë të Bajramit”, ka thënë Haziri.

Tutje ai ka treguar se nuk ka pasur më raste të reja me COVID-19 në këtë komunë, duke shtuar se janë 32 persona në vetizolim dhe me simptoma të lehta të virusit.

“Ju lutem përmbajuni rregullave të pandemisë, për ta larguar burimin e katër të infeksionit. Ka ardhur koha që të hapet shoqëria jonë, të hapet sektori i shërbimeve dhe gastronomia, por edhe të hapen kufijtë. Ka ardhur koha që bashkatdhetarët tanë, prindërit, familjet tona ta kenë mundësinë që të kthehen në vendin e tyre, për të shuar mallin për vendlindjen. Besoj që me edukatë kemi arritur të mbrohemi. Edhe ne kemi mësuar si shtet se si mbrohemi por edhe qytetarët janë edukuar për këto masa mbrojtëse në kohë pandemie”, ka thënë mes tjerash Haziri./Zëri