Infektuar: 1158
Shëruar: 876
Vdekur: 30
Marko Gjuriq i uron Bajramin qytetarëve të Kosovës

Marko Gjuriq i uron Bajramin qytetarëve të Kosovës

Aktuale May 23, 2020 - 14:28

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serb, Marko Gjuriq, u ka dërguar urimet e tij pleqve dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam në Kosovë dhe pjesë të tjera të Serbisë me rastin e festës së Bajramit.

“Festat madhështore na sjellin mesazhe shpirtërore se drejtësia, mirëkuptimi, dashuria dhe bashkimi, vlerat tradicionale dhe të pandryshueshme, janë në themelet e Islamit. Duke i ushqyer këto vlera, le të gjejmë ndjenjat e harmonisë, dhembshurisë dhe tolerancës, të shtrijmë duart dhe të hapim zemrat tona për të gjithë njerëzit me vullnet të mirë, veçanërisht për të varfrit dhe të sëmurët, që gjithashtu do të jenë udhëzuesi ynë për afrimin, mirësinë dhe mëshirën”, tha Gjuriq, shkruan Tanjug.

Ai gjithashtu shtoi se uron që pleqtë dhe të gjithë qytetarët e besimit islam që festat e ardhshme t’i kalojnë në paqe dhe prosperitet.