Infektuar: 1194
Shëruar: 884
Vdekur: 31
Bushati: Inkurajuese letra e Gjermanisë dhe e Francës për dialogun Kosovë-Serbi

Bushati: Inkurajuese letra e Gjermanisë dhe e Francës për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale May 23, 2020 - 14:38

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, e vlerëson pozitive letrën e kryediplomatëve Heiko Maas dhe Jean-Yves Le Drian për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Zeri.info.

Bushati përmes një postimi në Twitter ka thënë se bashkpunimi transatlantik është thelbësor për të arritur një zgjedhje përfundimtare.

“Sinjale inkurajuese nga Heiko Maas dhe Jean Yves Le Drian në lidhje me rolin e BE-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bashkëpunimi transatlantik është thelbësor për të arritur një zgjidhje përfundimtare, për të parandaluar liderët që shfrytëzojnë ndarjet transatlantike dhe imponimin e zgjidhje etnocentrike”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se dy kryediplomatët Maas dhe Drian përmes një letre të përbashkët kanë kërkuar që të rinis dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë nën udheqjen e BE-së.