Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Maqedoni: Xhamitë bëhen gati për faljen e Fitër Bajramit

Maqedoni: Xhamitë bëhen gati për faljen e Fitër Bajramit

Aktuale May 23, 2020 - 16:45

Xhamitë maqedonase i bënë përgatitjet e fundit për faljen e Fitër Bajramit.

Në hyrje të xhamive të cilët i vizitoi Alsat kishte të vendosura mjete për dezinfektim. Brenda objekteve ishin shënuar edhe vendet për distancën që besimtarët duhet ta mbajnë gjatë faljes së namazit të Bajramit.

Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi në mesazhin e drejtuar besimtarëve për Fitër Bajramin apeloi që qytetarët të kenë kujdes deri në largimin e masave që ka imponuar pandemia.

“Ju lutem tregoni kujdes për shëndetin e juaj deri në eliminimin e tërësishëm të masave që po imponon pandemia fatkeqe e cila ka përfshirë tërë globin sepse mbrojtja e shëndetit është një obligim I rëndësishëm fetar islame. Të dashur besimtar edhe një herë në fund urime të përzemërta festa e Fitër Bajramit, e gëzofshi me të gjithë anëtarët e familjeve tuaja, me miq shok dhe dashamir”, tha Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së.

Falja e namazit të Fitër Bajramit fillon në ora 05:46 minuta dhe do të zgjasë 15 minuta. Në kuadër të masave kundër koronavirusit, BFI-ja anuloi manifestimin qendror tradicional të faljes së Fitër Bajramit.