Kthehen 19 persona nga Kanada në Kosovë

Kthehen 19 persona nga Kanada në Kosovë

Aktuale May 26, 2020 - 09:31

Ambasada e Kosovës në Otava ka njoftuar se është riatdhesuar një grup prej 19 personash, si raste urgjente për kthim në formë të organizuar, raporton “Express”.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Ambasada ka bërë me dije se do të vazhdojë angazhimin e saj për t’u dalë në ndihmë të gjitha rasteve e kërkesave të bashkatdhetarëve - qytetareve të Kosovës, të cilët për arsye të rrethanave të krijuara nga pandemia (COVID-19) kanë mbetur në Kanada.

“Për momentin ju njoftojmë se po angazhohemi në projektin e radhës, që në ditët në vazhdim të realizojmë (as qa na janë krijuar mundësitë tani për tani) për kthimin edhe të 10 personave tjerë për në Kosovë nëpërmjet Kanada – Zurich - Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ambasada njofton se çështja e pagesës së biletave mbulohet nga vetë pasagjerët dhe Ambasada nuk ka mundësi as të ndërhyjë në çmim e as të realizojë, të marrë përsipër pagesa eventuale.