Kuvendi shpall konkurs edhe për pozitën e avokatit të Popullit

Kuvendi shpall konkurs edhe për pozitën e avokatit të Popullit

Aktuale May 26, 2020 - 13:09

Kuvendi i Kosovës ka shpallur sot disa konkurse për plotësimin e pozitave të lira në shtatë institucione të pavarura.

Në mesin e tyre është edhe pozita për zgjedhjen e avokatit të Popullit.

Pos këtij, Kuvendi ka shpallur konkurs edhe për zgjedhjen komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për zgjedhjen e 7 anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, prej tyre së paku dy anëtarë duhet të jenë nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë dhe së paku dy anëtarë duhet të jenë të gjinisë femërore, transmeton “Zeri.info”.

Pastaj, konkurs për zgjedhjen e 2 anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Medie, për zgjedhjen e 3 anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, për zgjedhjen e 1 anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile, si dhe për zgjedhjen e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. /Zëri