Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Vdes specialistja e pulmologjisë, Iliriana Raça-Bunjaku

Vdes specialistja e pulmologjisë, Iliriana Raça-Bunjaku

Aktuale May 28, 2020 - 12:33

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka vdekur prof. ass. Iliriana Raça-Bunjaku, specialiste e pulmologjisë.

“Mjekët dhe stafi i Klinikës humbën një kolege të mirë, pacientët një doktoreshë të shquar, kurse studentët një profesoreshë, nga e cila mësuan shumë”, tha SHSKUK-ja në njoftim.

SHSKUK-ja u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe punuan me të. /ZËRI