Konjufca pas vendimit të Kushtetueses: Kot paska votuar populli

Konjufca pas vendimit të Kushtetueses: Kot paska votuar populli

Aktuale May 28, 2020 - 23:00

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, thotë se votat e popullit nuk janë marrë parasysh në rastin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kot paska votuar populli, zgjedhje s’paska, tash qeveri të re”, tha Konjufca. 

Në një intervistë televizive, Konjufca tha se në rast se zgjedhjet do t’i fitonte PDK-ja, vendi do të bllokohej, raporton Zeri.info.

Kurse për postimin e Thaçit pak minuta pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese, Konjufca tha se ai postim do të duhej bërë dje pasi që, sipas tij, presidenti ka ditur përgjigjen.

“Nëse i fiton zgjedhjet PDK-ja, Thaçi do ta bllokojë Kosovën për dy vjet, Presidenti ka mujt me shkru dje se e paska dit vendimin”, tha ai në “Rubikon”. 

Ndërsa për protestën e zhvilluar sot, Konjufca tha se qytetarët e kanë pasur ndjenjën e këtij vendimi. 

“Secili qytetar e ka ndje që do të jetë ky vendimi i Kushtetueses”, theksoi ai. /Zëri