SHBA-ja kërkon nga partitë politike ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Foto:Laura Hasani

SHBA-ja kërkon nga partitë politike ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale May 28, 2020 - 23:08

 

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe SHBA-ja ka dalë me një deklaratë drejtuar qytetarëve të Kosovës,

Në këtë rast, ambasada e SHBA-së në Kosovë u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në deklaratë.