Abazi thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep krah kapjes së shtetit

Abazi thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep krah kapjes së shtetit

Aktuale May 29, 2020 - 09:32

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese mbrëmë në mënyrë tinëzare ka shembur rendin kushtetues dhe ka përkrahur shembjen e rendit demokratik, transmeton Zeri.info.

Abazi, në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sipas Gjykatës Kushtetuese, Presidenti paska të drejtë të mandatojë këdo që me qëllim “ka sabotuar rezultatin e zgjedhjeve sepse”, siç thotë zyrtari i LVV-së, “ai e ka parë mundësinë që të marrë pozitën e kryeministrit”.

“Ajo çfarë po thotë Gjykata Kushtetuese është se pavarësisht zgjedhjeve, pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve, presidenti në një Republikë Parlamentare si kjo e jona paska të drejtë të mandatojë këdo që me qëllim ka sabotuar rezultatin e zgjedhjeve paraprakisht sepse e ka parë mundësinë që të marrë pozitën e kryeministrit. Ky vendim përkrah rrëzimin e qeverisë me fituesin 50 ditë pas formimit- Ky është precedenti më i rrezikshëm që mund të lejojë një vend demokratik”, ka shkruar ai.

Tutje Abazi thotë se vendimi i gjykatës është “politik dhe antidemokratik” dhe “asnjëherë ligjor e kushtetues”. Ai tha se me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë “krah kapjes së shtetit”.