Thaçi: Sa më shpejt të themelohet qeveria e re
Foto: Laura Hasani

Thaçi: Sa më shpejt të themelohet qeveria e re

Aktuale May 29, 2020 - 10:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për medie ka folur për vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese, ku tha se sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës dhe se si president mirëpret këtë vendim, raporton “Zeri.info”.

“Ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë. Si president i vendit e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i hap rrugë formimit të qeverisë së re. Kam qenë i kujdesshëm që të jem në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kuvendit dhe atë Kushtetuta e miratoi”, tha ai.

Thaçi kërkoi që sa më parë të themelohet qeveria e re.

“Duhet që sa më parë të themelohet qeveria e re, efektive dhe efikase dhe ju bëj thirrje të gjitha partive politike të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, potencoi ai.

“I ftoj liderët institucionalë dhe partiakë të punojnë së bashku që të kemi një rend demokratik. Të përqendrohemi në tejkalimin me sukses të pandemisë dhe rimëkëmbjes së vonuar të ekonomisë. Edhe sot ftoj Bashkimin Evropian që sa më parë të marrin vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët dhe të punojmë sa më shpejt që Kosova të hyjë në NATO”, përfundoi Hashim Thaçi.

Mbrëmë Gjykata Kushtetuese pranoi dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin Avdullah Hoti të LDK-së që ta formojë qeverinë e re.