Von Cramon: Problemet nuk zgjidhen përmes protestave, respektojeni vendimin e Kushtetueses

Von Cramon: Problemet nuk zgjidhen përmes protestave, respektojeni vendimin e Kushtetueses

Aktuale May 29, 2020 - 10:57

Viola von Cramon, raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, ka reaguar pas vendimit që ka marrë Gjykata Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin për kryeministër të Kosovës.

Ajo përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social “Twiter” ka thënë se alternativa e vetme është të pranohet ky vendim dhe të respektohet, përcjell “Zeri.info”.

“Nuk ka alternativë tjetër, përveç pranimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse doni ndryshime në peizazhin politik duhet t’i kërkoni ato në zgjedhjet e ardhshme. Një reagim nga populli mund të jetë i kuptueshëm, por nuk ndihmon për të zgjidhur problemet”, ka shkruar Von Cramon në “Twitter”.

Pas vendimit, në të cilin Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dekretit të presidentit, pati reagime të shumta, ku Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur vendim skandaloz, e madje zyrtarë të kësaj partie thanë se vendimi është shkruar në zyrën e presidentit.

Ndërkaq nga partitë të tjera kanë shprehur gatishmërinë për ta respektuar vendimin në mënyrë që, sipas reagimeve të tyre, të formohet sa më shpejt një qeveri stabile. /Zëri