Kurti nuk e pranon vendimin e Kushtetueses, paralajmëron hapa kundërshtues
Foto: Laura Hasani

Kurti nuk e pranon vendimin e Kushtetueses, paralajmëron hapa kundërshtues

Aktuale May 29, 2020 - 12:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit që ka marrë mbrëmë Gjykata Kushtetuese rreth dekretit të presidentit Thaçi për mandatarin.

Kurti përmes një postimi të bërë publik në “Facebook” ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese në lidhje me njoftimin, në të cilin sipas tij qeveria në detyrë nuk ka shprehur interesim për të propozuar një kandidat. E këtë Kurti e ka quajtur paragjykim dhe të padrejtë.

“Gjykata e ka shkruar njoftimin në mënyrë të atillë thua se fituesi i zgjedhjeve nuk ekziston fare, sikur fituesi të jetë joekzistues. Ndërkaq, në anën tjetër, Gjykata shlyen dallimin midis shkarkimit dhe dorëheqjes së ekzekutivit. Gjykata paragjykon kur thotë se fituesi jo vetëm që s’ka propozuar një kandidat, por as që ka shprehur interesimin për një gjë të tillë. Kjo nuk qëndron, sepse në vazhdimësi është theksuar nga ne se fituesi i zgjedhjeve nuk po heziton dhe nuk po refuzon”, ka shkruar Kurti.

Kurti më tutje pas këtij vendimi po ashtu ka thënë se Kushtetuesja ka zhvlerësuar veten duke u rreshtuar me kapësit e shtetit, përcjell “Zëri”.

Ai e ka quajtur të padrejtë dhe të papranueshëm vendimin, gjë pas së cilës nuk do të heshtin.

Postimi i plotë: