AKR-ja thotë se nuk do të bëhet pjesë e qeverisë “Hoti”

AKR-ja thotë se nuk do të bëhet pjesë e qeverisë “Hoti”

Aktuale May 29, 2020 - 13:08

Aleanca Kosova e Re ka njoftuar se nuk do të bëhet pjesë e qeverisë së re, e cila pritet të formohet nga mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti.

Këshilltari i kreut të AKR-së, Jetlir Zyberaj, ka thënë se partia e Behgjet Pacollit do të qëndrojë në opozitë, transmeton “Zeri.info”.

“AKR-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Do të jetë opozitë”, ka shkruar Zyberaj në “Facebook”.

Nuk dihet nëse kjo parti, e cila përfaqësohet nga dy deputetë në Kuvendin e Kosovës, do ta japë votën për formimin e qeverisë “Hoti”. /Zëri