Liburn Aliu tregon se a do të perdoret gazi lotsjellës për të kundërshtuar votimin e qeverisë “Hoti”

Liburn Aliu tregon se a do të perdoret gazi lotsjellës për të kundërshtuar votimin e qeverisë “Hoti”

Aktuale May 30, 2020 - 17:31

Lëvizja Vetëvendosje, sot ka bërë të ditur se do të nisin një peticion përmes të cilit do të kërkojnë zgjedhje të reja.

Deputeti i VV-së, Liburn Aliu, ka përjashtuar protestat si mjet për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nga e cila pritet të formohet qeveria e re.

Aliu ka bërë të ditur se Vetëvendosje, do të kundërshtojë qeverinë e re në ditën kur ajo pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ka prejashtuar se mund të perdoret gazi lotsjellës, siç ishte bërë në praktikat e disa viteve më parë, transmeton Zeri.info

“Vetëvendosje do të jetë kundër qeverisë, menyra se si do ta shprehim atë i bie të shihet në seancë kur do të mbahet ajo. Me qenë se kemi një ligjitimetet të plotë, kemi edhe rezultatet e 6 tetorit, peticionet e vazhdushme, përkrahja e qytetarëve tregon që do të jenë të panevojshme çfarëdo lloj mjeti tjetër”, ka thënë Aliu./Zëri

.