5 rastet e reja në Vushtrri me COVID-19, janë nga e njejta familje

5 rastet e reja në Vushtrri me COVID-19, janë nga e njejta familje

Aktuale May 30, 2020 - 21:34

Sot në Komunën e Vushtrrisë, janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me koronavirus.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se 5 rastet e reja që u konfirmuan sonte janë nga e njejta familje dhe janë në vetizolim, transmeton Zëëri.info

“Sonte janë shëruar 2 qytetarë të Vushtrrisë dhe janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid 19. Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti, jane nga e njejta familje dhe janë në vetizolim", ka shkruar Tahiri në Facebook, duke lutur qytetarët që të kenë kujdes të shtuar./Zëri