Besnik Tahiri flet për emrat e ministarve nga AAK-ja

Besnik Tahiri flet për emrat e ministarve nga AAK-ja

Aktuale May 30, 2020 - 23:44

 

Koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate është duke punuar që sa më parë të mbahet seanca parlamentare për votimin e Qeverisë së re.

I nominuari për zëvendëskryeministër të Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë për Klan Kosovën se AAK tashmë ka votuar në të gjitha organet e partisë për përbërjen ministrore të Qeverisë Hoti.

Sipas tij, AAK ka nominuar emra kredibilë për të qenë në krye të dikastereve qeveritare.

Ai ka theksuar se grupi parlamentar i këtij subjekti politik do të jetë njëzëri për ta votuar Qeverinë e re, kurdo që mbahet seanca gjatë javës së ardhshme.

Kujtojmë se të nominuarit fillestar të këtij subjekti politik janë: Ramë Likaj në pozitën e ministrit të Arsimit, Blerim Kuçi në pozitën e ministrit të Ekonomisë, Selim Selimi në pozitën e ministrit të Drejtësisë, Meliza Haradinaj në pozitën e ministres së Punëve të Jashtme; ndërsa zëvendëskryeministër pritet të jetë Besnik Tahiri.