Abrashi: E pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë

Abrashi: E pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë

Aktuale May 31, 2020 - 13:13

Nga e hëna, Shqipëria do të hapë kufijtë toksorë me të gjithë fqinjët e saj, ndërsa Kosova ende nuk ka marrë asnjë vendim në këtë drejtim.

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka kritikuar qeverinë në detyrë, e cila ende nuk ka marrë një vendim për të hapur kufirin për Shqipërinë, transmeton Zeri.info.

“Meqë Shqipëria ka vendosur ta hapë kufirin për Kosovën prej të hënës (neser), është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Sipas tij, për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kombëtar, duhen veprime konkrete e jo siç ka thënë ai, propagandë populliste.

“Çuditërisht, avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqiperinë, e janë afru me fqinjët tjerë!”, shkruan Abrashi./Zëri