Rreth 3 mijë qytetarë janë riatdhesuar gjatë pandemisë

Rreth 3 mijë qytetarë janë riatdhesuar gjatë pandemisë

Aktuale May 31, 2020 - 13:35

Rreth 3000 kosovarë janë riatdhesuar deri tani që nga shfaqja e pandemisë COVID-19, raporton Zeri.info.

Shefi i kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se ministria, nëpërmjet Qendrës së saj Operative dhe misioneve diplomatike, deri më tani ka mundësuar riatëdhesimin e rreth 3000 qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ahmeti ka bërë të ditur se, vetëm brenda javës që po vjen do t’i riatëdhesoj mbi 700 qytetarë të tjerë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se personat e riatëdhesuar nuk do të futen më në karantinë, por pas kontrolleve mjekësore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, do të shkojnë në vetizolim në shtëpitë e tyre.

“Në fund të javës së ardhshme, do të mbesin vetëm edhe rreth 400 kërkesa të tjera emergjente aktive, të cilat me ritmin aktual do të mund të realizohen të gjitha deri në mes të muajit qershor”, ka shkruar Ahmeti.

“Si rezultat i angazhimit maksimal të Qendrës Operative të MPJD-së, misioneve tona diplomatike dhe institucioneve të tjera përkatesë të Qeverisë, ky proces i vështirë për të gjithë do të përmbyllet së shpejti” kë shkruar ai./Zëri