LDK shtyn mbledhjen e Kryesisë deri në dërgim të vendimit të plotë të Kushtetueses

LDK shtyn mbledhjen e Kryesisë deri në dërgim të vendimit të plotë të Kushtetueses

Aktuale May 31, 2020 - 13:52

Lidhja Demokratike e Kosovës sot nuk do të mbajë takimin Kryesinë që ishte paraparë në orën 16:00, shkruan Zeri.info.

Deputeti i kësaj partie, Arban Abrashi, ka konfirmuar për "Zërin" se Kryesia do të mbajë takim pas dorëzimit të materialit përcjellës nga Gjykata Kushtetuese për të gjitha palët.

“Sot nuk ka mbledhje të Kryesisë, jemi në pritje të dorëzimit të Aktgjykimit dhe materialit përcjellës nga Gjykata Kushtetuese të të gjitha palëve”, ka bërë të ditur Abrashi për Zërin.

Ai ka shtuar se emrat e ministrave nuk janë procedoruar ende, deri në mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë.

“Pasi ta pranojmë vendimin e plotë, e thërrasim mbledhjen e Kryesisë dhe procedojmë me emrat e ministrave”, tha ai. 

Kujtojmë se të enjten, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë për15 ditë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, ku 2 prej tyre kanë dalë kundër. /Zëri