Drejtoresha e Infektives tregon për gjendjen e pacientëve të hospitalizuar me COVID-19

Drejtoresha e Infektives tregon për gjendjen e pacientëve të hospitalizuar me COVID-19

Aktuale May 31, 2020 - 14:36

Në Klinikën Infektive në QKUK janë duke u trajtuar 10 pacientë me koronavirus.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazi-Berisha, ka bërë të ditur për Zërin, gjendjen e pacientëve të hospitalizuar në këtë klinikë.

“Sot kemi 10 pacientë të hospitalizuar me COVID-19, prej tyre, 7 raste janë në gjendje stabile, 2 në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive dhe në mjekimin intesivë është një rast në gjendje të rënduar”, ka thënë për Zërin, Lindita Ajazi- Berisha./Zëri