Sot mblidhet Qeveria, pritet të merret vendimi për fazën e tretë

Sot mblidhet Qeveria, pritet të merret vendimi për fazën e tretë

Aktuale May 31, 2020 - 15:15

Qeveria në detyrë do të mbajë sot mbledhjën e radhës, ku pritet të merret vendimi për nisjën e fazës së tretë të lehtësimit të masave.

Përmes një njoftimi, Zyra e Kryeministir, ka njoftuar se sot në ora 18:00 do të mbahet Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, transmeton Zëri.info.

Po ashtu në njoftim thuhet se pas mbledhjes, kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia mbajnë konferencë për media .

Nga kjo pritet që kryeministri në detyrë, Kurti bashkë me ministrin Vitia, të jepin më shumë detaje për veprimtaritë që do të rihapen në fazën e tretë që nis nga e hëna, më 1 qershor./Zëri

Image