Kurti i përgjigjet Lajçakut për reciprocitetin

Kurti i përgjigjet Lajçakut për reciprocitetin

Aktuale May 31, 2020 - 15:31

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajcak, i cili sot ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Në përgjigjen e tij në Twitter, Kurti ka thënë se refuzimi i parimit të recipricitetit për Kosovën, është njejtë sikur t’i mohosh të drejtën për të vepruar si një shtet sovran.

“Refuzimi i parimit të reciprocitetit për Republikën e Kosovës është njëjtë sikur t’i mohosh të drejtën për të ushtruar të drejtat e veta sovrane. Dialogu është midis dy të barabartëve dhe Serbia duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë” ka thënë Kurti, transmeton Zeri.info.

 

Më tej Kurti, ka sqaruar se në fund të shkurtit, ka marrë vendim për heqjen graduale të taksës 100 për qind ndaj Serbisë dhe zbatimin gradual të reciprocitetit.

“Në fund të shkurtit, unë njoftova heqjen graduale të tarifës 100% dhe zbatimin gradual të parimit të reciprocitetit me Serbinë. Gradualisht sepse ne donim që autoritetet doganore nga të dy anët e kufirit të përgatiteshin siç duhet”, ka shkruar Kurti.

Ai ka treguar gjithashtu se të gjitha masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, janë përgjigje ndaj një game të gjërë të barrierave jo tarifore që Serbia po i bën Kosovës, duke përalajmëruar edhe masa të tjera të reciprocitetit pasi të indetifikohen pengesat e mëtejshme.

“Që atëherë, Qeveria prezantoi masa të reciprocitetit me Serbinë - të gjitha si përgjigje ndaj një gamë të gjerë barrierash jo tarifore që Serbia ka kundër Kosovës. Kur do të identifikohen pengesat e mëtejshme, do të zbatohen masa të mëtejshme të reciprocitetit”, ka shkruar Kurti në Twitter./Zëri