Hoti: Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë
Foto:Laura Hasani

Hoti: Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë

Aktuale May 31, 2020 - 16:24

Gjatë ditës së sotme është raportuar në media se asnjë maune me mallra serbe nuk është futur në Kosovë. Kjo pasi Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të mos lejohet hyrja e mallrave nga Serbia në Kosovë në qoftëse nuk e kanë të shkruajtur “Republika e Kosovës” në dokumentacion.

Ky vendim i qeverisë ka ngjallur reagime të shumta.

I mandatuari për formimin e qeverisë së re, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se këto veprime nuk e ndihmojnë vendin por e kurthojnë atë.

“Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore”, tha ai, transmeton Zeri.info.

Tutje, Hoti ka thënë se qeveria e re në të cilën i nominuar për kryeministër është vet ai, do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës për të hequr çdo pengesë të dialogut.

“Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, përfundoi ai . Zëri