Osmani i reagon Lajçakut, thotë se CEFTA e parasheh parimin e reciprocitetit

Osmani i reagon Lajçakut, thotë se CEFTA e parasheh parimin e reciprocitetit

Aktuale May 31, 2020 - 20:51

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Omsani, ka dal në mbrojtje ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për vendosjen e masave të reja të reciprocitetit ndaj shtetit të Serbisë.

Osmani, në një postim në Twitter, iu kundërpërgjigj emisarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili shprehu zhgënjimin e tij me Qeverinë në detyrë pasi kjo e fundit mori vendimin që asnjë maune nga Serbia të mos hyjë në Kosovë, nëse në dokumentacion nuk përmendet emri Republika e Kosovës.

Ajo tha se reciprociteti është pjesë e marrëveshjeve të CEFTA-s. “Me gjithë respektin, refuzimi i parimit të reciprocitetit nënkupton refuzimin e marrëveshjeve të arritura me CEFTA-n (ku përfshihet parimi i reciprocitetit) dhe disa në mënyrë eksplicite kërkojnë reciprocitet në marrëdhëniet tregtare”, tha kryeparlamnetarja, raporton Zeri.info. Më tej, ajo theksoi se marrëveshjet e CEFTA-s u referohen masave reciproke në tregti dhe dokumentacion dhe në respektim të standardeve ndërkombëtare. “Standardi më i rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare: reciprociteti. Kosova po bën pikërisht atë që po kërkoni nga ne: zbatimin e marrëveshjeve. Koha që edhe Serbia ta bëjë hisen e saj”, tha Osmani.

Lajçau deklaroi sot se veprimet e njëanshme dëmtojnë rinisjen e dialogut dhe se masat e fundit të vendosura ndaj Serbisë nga ana e Kosovës, duhet të hiqen menjëherë.