Jashari, Lladrovci e Lushtaku me mesazh bashkimi

Jashari, Lladrovci e Lushtaku me mesazh bashkimi

Aktuale May 31, 2020 - 21:05

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka postuar një fotografi me kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe Gjeneral Nuredin Lushtakun.

Krahas kësaj fotografie, Lladrovci ka shkruar shkurt, “Si çdo herë bashkë, me sinqeritet e qetësi”.

Por, ky mesazh mund të konsiderohet përgjigje për deklarimin e Sami Lushtakut për kandidaturë të mundshme për zgjedhjet e ardhshme lokale në Skenderaj që mbahen nga fundi i viti tjetër./Zeri