Qeveria në ardhje tregon kush do ta udhëheqë dialogun
Foto: Laura Hasani

Qeveria në ardhje tregon kush do ta udhëheqë dialogun

Aktuale June 02, 2020 - 20:44

Për kreun e LDK-së, Isa Mustafa, nuk ka dilema se kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë. Sipas tij, kjo tashmë është bërë e ditur me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Sa i përket dialogut unë nuk do të pajtohesha që dialogun e udhëheqë Presidenti dhe se me dialog sfidohet Presidenti. Ne e kemi të qartë se dialogu mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese i takon ta bëjë Qeverisa e Republikës së Kosovës. Ndërkaq Presidentit i takon hisja e dialogut poashtu sipas akgjykimit të Gjykatës Kushtetuese i cili thotë se Qeveria drejton politikën e jashtme në konsultim me Presidentin e vendit“, thekson Mustafa, përcjell Zëri.

Prandaj sipas tij, përgjegjësinë për dialogun edhe me programin qeverisës i cili është përgatitur me partnerët, do ta marrë Qeveria e Republikës së Kosovës.

“E thash sfidë sepse nuk është punë e lehtë, unë vet e kam përjetuar dialogun. Do të kemi të bëjmë me një shtet i cili gjithmonë na ka nxjerr probleme gjatë këtyre viteve. Nuk është çështje e lehtë por është çështje për të cilën ne jemi të interesuar të ia shohim fundin. Dhe të lirohemi nga ai proces”, përfundon ai.