Haradinaj: Vota për qeverinë e re, votë për Kosovën

Haradinaj: Vota për qeverinë e re, votë për Kosovën

Aktuale June 03, 2020 - 09:28

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka folur në lidhje me votimin e qeverisë, që pritet të ndodhë sot në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj përmes një shkrimi të bërë publik në “Facebook” ka thënë se votimi i kësaj qeverie sot është jetik për vendin tonë, përcjell “Zeri.info”.

Ai më tutje ka thënë se ekonomia është arsyeja më e fortë pse tani vendit i duhet një qeveri me legjitimet të plotë.

“Parlamenti i Kosovës sot voton qeverinë e re, që është jetike për vendin. Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë tashmë po shpërfaq pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe votimi i qeverisë së re është më shumë sesa zgjedhja e një qeverie”, ka shkruar ai.

Haradinaj përmes të njëjtit shkrim tha po ashtu se vota për qeverinë e re është votë për Kosovën.

“Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet! Vota për qeverinë e re është votë për Kosovën!”, ka shkruar Haradinaj. /Zëri