PDK-ja arrin në Kuvend
Foto: Laura Hasani

PDK-ja arrin në Kuvend

Aktuale June 03, 2020 - 11:15

Deputetët e PDK-së minuta më parë kanë arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të fillojë seanca për votimin e qeverisë “Hoti”, raporton “Zeri.info”.

Deputeti Memli Krasniqi ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë qeverinë e re.

“Deputetët do të votojnë kundër kësaj qeverie dhe nuk do të ketë votë nga partia jonë, besojmë se kjo qeveri nuk do t’i sjellë asgjë pozitive Kosovës”, tha ai.