Infektuar: 56732
Shëruar: 49982
Vdekur: 1426
Reçica premton vazhdimin e “projekteve të mira” të nisura në MPMS

Reçica premton vazhdimin e “projekteve të mira” të nisura në MPMS

Aktuale June 03, 2020 - 15:42

Qeveria "Haradinaj" ia kishte dhënë pozitën e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçicës, ndërsa i njëjti edhe sot është zgjedhur në krye të po këtij dikasteri.

Me këtë rast Reçica është zotuar se me nder dhe përgjegjësi do të kryejë detyrën e tij në këtë ministri, në të cilën thotë se ka filluar shumë projekte gjatë qeverisjes së kaluar dhe që duhet tashmë finalizimi i tyre, përcjell “Zeri.info”.

“Unë pranova me nder dhe përgjegjësi të plotë detyrën, me qëllimin për të vazhduar projektet e mira të filluara në mandatin e kaluar: ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve, mbrojtjen dhe mbështetjen e kategorive të ndjeshme dhe ngritjen e mirëqenies së luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar Reçica

Ai po ashtu ka falënderuar të gjitha strukturat dhe votuesit e Nismës për përkrahjen e dhënë. /Zëri