Qeveria e re do të dalë së shpejti me plan afatgjatë për pandeminë, thotë Hoti
Foto: Laura Hasani

Qeveria e re do të dalë së shpejti me plan afatgjatë për pandeminë, thotë Hoti

Aktuale June 04, 2020 - 17:02

Kryeministri i sapozgjedhur, Avdullah Hoti, ka vizituar sot Ministrinë e Shëndetësisë, ku është pritur nga ministri i sapoemëruar, Armend Zemaj.

Nga atje, Hoti ka thënë se qeveria e re së shpejti do të dalë me plan për përballje afatgjate për përballimin e pasojave nga pandemia COVID-19.

“Ne kemi një plan bukur të zhvilluar për përballje afatgjate me këtë pandeminë që të hapim gradualisht bizneset, institucionet dhe arsimin. Duke fuqizuar stafin shëndetësor, do të jemi në ditët e ardhshme me takime me intensive për të ndërtuar një plan më afatgjatë për ketë pandemi”, u shpreh kreu i ekzekutivit. /Zëri