Zeka: Tash e 10 orë autoritetet kroate kanë ndaluar një autobusë me kosovarë

Zeka: Tash e 10 orë autoritetet kroate kanë ndaluar një autobusë me kosovarë

Aktuale June 04, 2020 - 17:20

Autoritetet kroate kanë ndaluar një autobus me kosovarë, duke mos i lën të vazhdojnë rrugën për në Kosovë.

Kështu ka thënë , ish-deputeti Milaim Zeka, i cili ka thënë se arsyeja e ndaljës së këtij autobusi, është se autoritetet kroate nuk janë njoftuar zyrtarisht për hapjen e kufirit nga ana e MPJ-së, transmeton Zeri.info.

Ai ka lutur autoritetet kosovare, që të marrin masa urgjente për ta zgjedhur këtë problem, pasi shumica e udhëtarëve janë gra dhe fëmijë./Zëri

 

Qe 10 ore po maltretohen Autoritetete e policise kroate i kane ndaluar kete udhetar( shumica gra dhe femije) qe dhjete ore, dhe nuk po i lejon qe te vazhdojne rrugen per Kosove. -Nuk kemi njoftim zyrtar per hapjen e kufirit nga ana e MPJ te Kosoves, thone policia kroate. Lus ministren tone te PJ qe te marre mada urgjente per zgjidhjen e ketije problemi. Ku jane ambasadate tona?!

Posted by Milaim Zeka on Thursday, June 4, 2020