Lista Srpska thotë se Qeveria Hoti do të heqë reciprocitetin

Lista Srpska thotë se Qeveria Hoti do të heqë reciprocitetin

Aktuale June 04, 2020 - 17:23

Lista Srpska është zotuar se Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, do t’ia heqë masat e reciprocitetit Serbisë.

Qeveria Hoti do të eliminojë “masat e reciprocitetit” me Serbinë, të vendosura nga kryeministri në largim Albin Kurti. Kjo është thënë nga Lista Serbe, në një njoftim për shtyp, shkruan Al Jazeera në gjuhen serbe. 

Lista Serbe përsëriti mbështetjen e saj për ekzekutivin e ri me qëllim “mbrojtjen e interesave të popullit serb”.

Lista Srpska u zotua se do të punojë për të hequr të gjitha pengesat sa më shpejt të jetë e mundur, për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe për avancimin e të drejtave serbe.