Çitaku: Isha dëshmitare 21 vjet më parë, e pash si forcat serbe shkatërruan Pejën

Çitaku: Isha dëshmitare 21 vjet më parë, e pash si forcat serbe shkatërruan Pejën

Aktuale June 04, 2020 - 18:36

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka kujtuar se si forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, dogjën e shkatërruan siç thotë ajo qytetin e Pejës.

Ajo ka ndarë edhe pamje të qytetit të Pejës 21 vjet më parë, ku shihen shtëpitë e djegura me ç’rast edhe shpreh ndjenjën e saj të keqe dhe dhembshurinë për shkatërrimin e këtij qyteti, gjë për të cilën thotë se ishte dëshmitare e këtyre pamjeve të realizuara, përcjell “Zeri.info”.

“21 vjet më parë, qyteti i bukur i Pejës u shkatërrua tmerrësisht nga forcat serbe. Isha dëshmitare e tmerrit dhe shkatërrimit me sytë e mi në atë kohe.

Shiheni vetë në fotografitë më poshtë”, ka shkruar Çitaku./Zëri