IKSHPK: Tre të shëruar dhe pesë raste të reja me COVID-19

IKSHPK: Tre të shëruar dhe pesë raste të reja me COVID-19

Aktuale June 04, 2020 - 19:31

Ka shkuar në 1128 numri i rasteve me sëmundjen vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.

Në rezultatet e 24 orëve të fundit të publikuara nga IKSHPK-ja, bëhet e ditur se janë edhe pesë raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar plotësisht edhe tre persona të tjerë, numër ky që e çon në 850, numrin e të shëruarave në vendin tonë, përcjell “Zëri”.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja me COVID-19 janë raste kontakti.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në raport.