Hoti: Unë do të jem kryenegociator i bisedimeve me Serbinë
Foto: Laura Hasani

Hoti: Unë do të jem kryenegociator i bisedimeve me Serbinë

Aktuale June 04, 2020 - 20:36

Kryeministri i sapozgjedhur, Avdullah Hotit, do të udhëheq dialogun me Serbinë.

Këtë e ka konfirmuar vet Hoti, i cili ka thënë se do të jetë kryenegociator në bisedimet me Serbinë.

"Unë do të jem kryenegociatori, unë do ta udhëheq procesin e dialogut pasi kështu e thotë Kushtetuta jonë", ka deklaruar Hoti në një intervistë për RTK-në, transmeton Zeri.info

Hoti ka thënë se që nga dita e djeshme kur edhe u zgjodh kryeministër i vendit, ka vënë kontakte me të dërguarin BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak nga i cili ka marrë urime për postin e ri. /Zëri/