Hapet edhe një kufi evropian, një alternativë më shumë për ardhje në Kosovë

Hapet edhe një kufi evropian, një alternativë më shumë për ardhje në Kosovë

Aktuale June 05, 2020 - 11:06

Të gjithë kosovarët që shfrytëzojnë kufirin çek për ardhje në Kosovë nga sot mund të shfrytëzojnë kalimin edhe nëpër këtë shtet.

Që nga mesdita Republika Çeke do t’i heqë të gjitha kufizimet e udhëtimit me Austrinë, me Gjermaninë dhe me Hungarinë.

Lajmin e ka dhënë kryeministri çek, Andrej Babis.
Kryeministri ka njoftuar se të gjithë ata që do të kalojnë nëpër kufijtë e Çekisë nuk do t’i nënshtrohen karantinës dhe nuk do të duhet të kenë kurrfarë dokumenti, që kanë rezultuar negativë nga koronavirusi.

Çekia një ditë më parë ka hequr kufizimet edhe me Sllovakinë.

Pra, kufijtë me Çekinë do të hapen që nga sot dhe po të njëjtit mund të shfrytëzohen për rrugë alternative në secilin shtet ballkanik dhe evropian.