BE-ja dhuron për Kosovën donacion në vlerë prej 5 milionë eurove

BE-ja dhuron për Kosovën donacion në vlerë prej 5 milionë eurove

Aktuale June 05, 2020 - 13:05

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) gjatë ditës së sotme ka pranuar kontingjentin e tretë të pajisjeve mbrojtëse nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në vlerë prej 5 milionë eurove, ku përfshihen 10 autoambulanca, 100 shtretër dhe pajisje të tjera.

Përmes një postimi në “Facebook” Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kjo ndihmë vjen në kuadër të fazës së tretë të shpërndarjes së donacionit, si mbështetje për parandalim dhe mbrojtje nga COVID-19, shkruan “Zeri.info”.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falënderuar BE-në për këtë donacion dhe theksoi se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka mirëpritur mbështetjen e BE-së.

“Këto 10 autoambulanca janë të mirëpritura dhe do të ndihmojnë në lehtësimin e punës së profesionistëve shëndetësorë. Ky donacion vjen në kohën më të duhur dhe shumë të nevojshme”, ka theksuar Sejdiu.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit të donacionit morën pjesë po ashtu edhe zyrtarë të BE-së në Kosovë, por edhe mjekë dhe përfaqësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image