Osmani takon Kosnettin, flasin për Komisionin parlamentar për menaxhimin e pandemisë

Osmani takon Kosnettin, flasin për Komisionin parlamentar për menaxhimin e pandemisë

Aktuale June 05, 2020 - 16:40

Kreparlamentarja Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, të cilin e ka informuar për themelimin e Komisionit parlamentar, i cili do të trajtojë menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga institucionet përkatëse, përcjell “Zeri.info”.

Osmani po ashtu e njoftoi Kosnettin lidhur me urgjencën e miratimit të një numri të konsiderueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare, me të cilat synohet përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.