Tetë studentë nga Kosova kanë mbetur në Egjipt, thotë Labinot Tahiri

Tetë studentë nga Kosova kanë mbetur në Egjipt, thotë Labinot Tahiri

Aktuale June 05, 2020 - 17:20

Tetë studentë nga Kosova, kanë mbetur në Egjipt si pasojë e ndaljës së flutrimeve pas përhapjës së pandemisë, COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur, ish-deputeti Labinot Tahiri, i cili ka thënë se do t’i mbështes financiarisht për të mbuluar shpenzimet për biletat kthyese për në Kosovë, transmeton Zeri.info

“Me ardhjen e Egzon Ibrahimit dhe të Fadil Hoxhës në shtëpinë time, të cilët u interesuan për 8 studentët në Egjipt, të cilët kanë mbetur atje gjatë kohës së pandemisë, ne u interesuam menjeherë për ta , do të ju dergojmë së paku 3000 € për biletat kthyese ose për bursa!”, ka shkruar Tahiri në rrjetet sociale.

Ai u ka bërë thirrje edhe organeve shtetërore që sa më parë të interesohen për kthimin e studentëve në Kosovë.

Labi më tej ka thënë se mjetet financiare për studentët kosovarë në Egjipt do t’i dërgojë përmes Bashkësisë Islame në Kosovë, pasi ata janë duke studiuar atje në fakultetin e shkencave Islame. /Zëri/