Zemaj: Të gjithë ata që hynë në Kosovë, duhet të kenë bërë testin ose të vetizolohen 7 ditë

Zemaj: Të gjithë ata që hynë në Kosovë, duhet të kenë bërë testin ose të vetizolohen 7 ditë

Aktuale June 05, 2020 - 17:43

Minsitri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë thirrje sot që të vazhdohet respektimi i rekomandimeve nga institucionet shëndetësore në lidhje me masat kundër pandemisë COVID-19.

Ministri i sapoemruar i shëndetësise, ka përsëritur thirrjen, se të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet të kenë bërë paraprakisht testin në COVID-19 ose të vetizolohen për 7 ditë, transmeton Zeri.info

“Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj pakujdesia e disa qytetarëve në moszbatimin e masave mund të shtojë rrezikun e përhapjes së infeksionit nga virusi SARS CoV-2.Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kërkojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse, duke respektuar në mënyrë strikte distancimin fizik, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e ambienteve shtëpiake dhe të punës, për të pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe për të shmangur përhapjen e virusit brenda hapësirave të mbyllura”, ka thënë Zemaj.

“Njëherësh dëshirojmë të informojmë qytetarët se të gjithë ata që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të kenë bërë paraprakisht testin në COVID-19 ose të vetizolohen për 7 ditë duke qëndruar në shtëpi, duke iu shmangur kontakteve me të afërmit dhe duke mbajtur distancën dhe higjienën personale. Çdo shkelje e këtyre rregullave do të ishte rrezikim i shëndetit të tjerëve që është e ndaluar edhe në bazë të Ligjit për parandalimin e dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse” ka shtuar ai.

Zemaj ka bërë thirrje për kujdes, pasi akoma ekziston rreziku i përhapjes së virusit në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. /Zëri/