Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Aktuale June 05, 2020 - 18:21

Parashikimi i motit për fundjavë dhe ditët e ardhshme.

Fundjava me mot të ngrohtë dhe të ndryshueshëm, diell dhe vransira, mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.

5.06.2020 - Fusha të paqëndrueshme të presionit të ulët që po kalojnë mbi rajon sjellin ditëve të ardhshme mot të ndryshueshëm por të ngrohtë. Do të ketë edhe vransira por edhe intervale me diell, e pasditeve dhe në mbrëmje priten mundësi për reshje lokale shiu të shoqërura edhe me bubullima.
Rrymat e ngrohta ajrore që po shtrihen mbi vend do të mbajnë temperaturat përreth vlerave mesatare.

6.06 - Ngrohtë, intervale me vransira dhe diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima.
7.06 - Ngrohtë, vransira dhe diell. Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
8.06 - Ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu rreth viseve malore.
9.06 - Ngrohtë, pjesërisht vranët. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
10.06 - Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore zhvillime të vransirave lokale me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 10C deri 13C, e maksimalet nga 25C deri 28C.
Era do të fryejë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja dhe jugperëndimi 4-14m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet pak nën vlera normale.

Image