Njëmbëdhjetë raste me COVID-19 dhe dy të shëruar

Njëmbëdhjetë raste me COVID-19 dhe dy të shëruar

Aktuale June 05, 2020 - 18:55

 

IKSHPK ka publikuar rezultatet e testimeve për koronavirus, gjatë ditës së sotme, ku nga 297 mostra, 11 janë konfirmuar si raste pozitive me COVID-19 dhe dy të tjerë janë shëruar.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i epërm, 1 rast Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 876 raste.