IKSHPK apel qytetarëve dhe bizneseve: Respektoni masat mbrojtëse kundër COVID-19

IKSHPK apel qytetarëve dhe bizneseve: Respektoni masat mbrojtëse kundër COVID-19

Aktuale June 05, 2020 - 19:29

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë apel tek të gjithë që të respektohen në menyrë strikte masat mbrojtjëse kundër COVID-19.

IKSHPK, thotë se që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kanë gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës e në veçanti në komunën e Prishtinës, Vushtrrisë, Prizrenit dhe Fushë Kosovës nga mosmbajtja e distancës dhe mosmbajtja e maskave.

“Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve” thotë IKSHPK.