Prishet koalicioni VV-LDK në Prizren

Prishet koalicioni VV-LDK në Prizren

Aktuale June 05, 2020 - 20:27

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë prishur koalicionin në Prizren.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, transmeton Zeri.info.

Quni ka thënë se koalicionin me Vetëvendosjen në Prizren, nuk ka qenë fare i leht, e pandemia COVID-19, ka bërë që ky partneritet të zgjatet deri më sot.

“Ishim në proces të shkëputjes së partneritetit, por shfaqja e pandemisë Covid-19 na bëri që të rishqyrtojmë ndërprerjen e bashkëpunimit në bashkëqeverisje dhe drejtorët tanë u vunë në ballë të ofrimit të ndihmës e mbështetjes për qytetarët e Prizrenit, sidomos në fushën e asistencës sociale dhe të bujqësisë e zhvillimit rural që drejtoheshin nga ne”, ka sqaruar Quni në një shkrim në Facebook./Zëri