Deputeti i PDK-së kërkon të nisen hetime për kamerat dhe përgjues në institucione

Deputeti i PDK-së kërkon të nisen hetime për kamerat dhe përgjues në institucione

Aktuale June 05, 2020 - 21:01

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka akuzuar ish-Ushtruesin e detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për abuzim me detyrën.

Hoxha duke përmendur akuzat e PDK-së, për dhomën e përgjimeve në PTK, ka thënë se Sveçla ka vazhduar me keqpërdorime të tjera të cilat cenojnë rëndë jetën private dhe liritë e qytetareve, sipas tij Sveçla gjatë kohës sa ka shërbyer në MPB, ka instaluar kamera te sigurisë te cilat regjistrojnë pamjet dhe zërin brenda dhe jashtë objekteve zyrtare, transmeton Zeri.info.

“Sot po konfirmohen pretendimet e ngritura nga PDK-ja për veprimet skandaloze të Albin Kurtit, Haki Abazit dhe Xhelal Sveçlës për të vjedhur të dhënat e qyetarëve dhe cënuar privatësinë e tyre duke hyrë ilegalisht para disa javësh në dhomën e përgjimeve në PTK”

“Ky grup, sikur të mos mjaftohej me këtë abuzim, ka vazhduar me keqpërdorime të tjera të cilat cenojnë rëndë jetën private dhe liritë e qytetareve të Kosovës. Duke ditur rolin dhe rëndësinë qe ka Ministria e Punëve të Brendshme, ish Ministri Sveçla ka instaluar kamera te sigurisë te cilat regjistrojnë pamjet dhe zërin brenda dhe jashtë objekteve zyrtare”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, ish-Ministri Sveçla per qëllime të Partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, duke e keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ka vendosur kundërligjshëm këto pajisje.

Deputeti i PDK-së, ka ftuar të gjitha organet ligjore, në veçanti policinë dhe prokurorinë, që menjëherë ti nisin hetimet për këtë rast dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme./Zëri